Ndërtesa të rrafshuara, rrugë të përmbytura, anije të nxjerra në breg, është pamja e lënë nga uragani “Dorian”, i cili goditi Bahamasin. Uragani i mori jetën të paktën 5 personave, ndërsa ka shkatërruar më shumë se 13 mijë shtëpi.
Fotot e publikuara mëngjesin e së martës në Bahamas tregojnë shkatërrimin që la pas uragani, i cili vlerësohet si më i rrezikshmi që godet Bahamasin që kur kanë filluar të regjistrohen të dhënat. (A2 Televizion)