
Plot 41 vjeç, por klasi dhe aftësitë e Kimi Raikkonen nuk ndryshojnë në Formula 1.
Piloti finlandez ka rinovuar edhe për një tjetër vit me skuderinë Alfa Romeo, për të cilën garon prej vitit 2019. Ky do të jetë sezoni i 19 për Raikonen në Formula 1 i cili është piloti që mban rekordin e garave të zhvilluara.
Jam i lumtur që do të garoj për "Alfa Romeo" vitin e ardhshëm, shkruan finlandezi. Kampioni i botës në vitin 2007 me Ferrarin, ishte protagonist me një start të jashtëzakonshëm në garën e fundit të Formula 1, atje ku rekuperoi plot 10 vende brenda xhiros së parë. (A2 Televizion)