Ai është një nga yjet më të pritura dhe vlerësuara në Lojërat Olimpike të Tokios. Luka Doncic, 22-vjeçari magjik i Dallas Maverics në NBA, është shpresa e vetme që Sllovenia të fitojë një medalje në basketboll, ashtu siç e ndihmoi në 2017 kur ishte vetëm 18 vjeç dhe fitoi Kampionatin Europian për herë të parë në histori.
Një “fenomen” me një talent të pabesueshëm, edhe për standardet amerikane, ku për 2 herë radhazi ka marrë pjesë në All Star Game, i përzgjedhur mes më të mirëve të atij kampionati.
Luka Doncic është një nga yjet më të pritura dhe vlerësuara në Lojërat Olimpike të Tokios 22-vjeçari magjik i Dallas Maverics në NBA, është shpresa e vetme që Sllovenia të fitojë një medalje në basketboll Doncic fitoi pothuajse i vetëm kampionatin Europian me Slloveninë në 2017 Një “fenomen” me një talent të pabesueshëm, edhe për standardet amerikane, ku për 2 herë radhazi ka marrë pjesë në All Star Game Por djaloshi mbi 2 metra di të shijojë edhe jetën. Kanë dalë në rrjetet sociale pamjet e festës së tij me shokët e ekipit, ku nuk mungonin pije të forta alkoolike dhe bixhozi Doncic me shokë u "tradhtuan" nga kolegia spanjolle Cristina Ouvina, e pranishme aty
Doncic po shkëlqen edhe në Olimpiadë, ku ndeshjen e fundit arriti 48 pikë me një ekip të fortë si Argjentina.
Por djaloshi mbi 2 metra di të shijojë edhe jetën. Kanë dalë në rrjetet sociale pamjet e festës së tij me shokët e ekipit por edhe me një kolege spanjolle, Cristina Ouvina, ku nuk mungonin pije te forta alkoolike dhe bixhozi.
Pikërisht spanjollja shpërndau videon në rrjetet sociale, dhe nuk munguan polemikat mbi një veprim jo profesional dhe të shëndetshëm për një atlet në Olimpiadë. Por jemi të bindur që Doncic do t’i përgjigjet më së miri kritikave, duke mrekulluar në parket. (A2 Televizion)