Mërgim Berisha pranon ftesën e Kosovës

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 11:32 | Futboll
Mërgim Berisha pranon ftesën e Kosovës

Kosova përgatitet për të bërë një afrim të bujshëm. Mërgim Berisha, ylli shqiptar që po shkëlqen me Salzburg në Austri dhe në ndeshjet evropiane, ka pranuar ftesën e “Dardanëve” për të përfaqësuar Kosovën në nivel kombëtaresh.

“RTV Dukagjini” zbulon nga burimet pranë familjes së lojtarit se Berisha ka pranuar ftesën dhe në ndeshjet e radhës do të jetë i grumbulluar për të bërë debutimin e tij.

Për momentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga lojtari apo nga Federata e Futbollit të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos