Merkel jep “shpresë”: Nuk ka Europë të bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 23:19 | Bota
Merkel jep “shpresë”: Nuk ka Europë të bashkuar pa

Gjatë fjalës të mbajtur në Hungari për nder të 30-vjetorit të “episodit të piknikut”, një nga momentet që kanë shënuar afrimin e Lindjes me Perëndimin, ku qindra qytetarë nga Republika Demokratike Gjermane arritën të kalonin kufirin hungarez në Sopron drejt Austrisë, kancelarja Angela Merkel ka folur sërish për vizionin e saj të Bashkimit Europian, ku Ballkani Perëndimor është pjesë e rëndësishme e të ardhmes së saj.   

 “Nuk mund të ketë një Europë të bashkuar pa Ballkanin Perëndimor”, deklaroi kancelarja gjermane, duke rihapur shpresat për vende si Shqipëria dhe Maqedonia e veriut që presin fillimin e çeljes së negociatave.   

https://a2news.com/2019/08/19/renia-e-perdes-se-hekurt-merkel-dhe-orban-kujtojne-eksodin/

 “Në qoftë se shihni gjerat në mënyrë gjeostrategjike por edhe thjesht hartën, mund të ketë një Europë vërtetë të bashkuar vetëm kur kjo do të bashkohet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, ishin fjalët e plota të Merkel.

Nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që janë jashtë BE-së, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë statusin e kandidatit zyrtar, me dy të parët që po vijojnë në përmbylljen e kapitujve, ndërsa dy të tjerat ende po presin “dritën jeshile” të hapjes së negociatave, vendim ky që pritet tetorin e ardhshëm.   

Ndërkohë, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina ndodhen më larg, me statusin aspak ngushëllues të “kandidatit potencial”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos