Zjarr në Ishujt Kanarie. Evakuohen 8 mijë persona, shkrumbohen mijëra hektarë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 14:01 | Bota

Një tjetër zjarr i fuqishëm ka prekur ishujt Kanarie të Spanjës. Flakët, që nisën dy ditë më parë, po avancojnë me shpejtësi dhe kanë shkrumbuar mbi 3 mijë hektarë tokë me prodhime bujqësore.

Autoritetet lokale njoftuan evakuimin e 8 mijë personave, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 700 zjarrfikës dhe 16 avionë e helikopterë.

“Në disa zona flakët shkojnë deri në 50 metra lartësi”, shprehet një qytetar.

Ndërsa Presidenti i Ishujve Kanarie, Victor Torres, thekson se zjarri është i pakontrollueshëm.

Epiqendra e zjarrit mbetet parku natyror Tamadaba që shtrihet brenda një zone të mbrojtur nga UNESCO. Situata të tilla janë të shpeshta në Ishujt Kanarie gjatë stinës së verës dhe kjo është hera e dytë në dy muaj që ndërmerren operacione evakuimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos