Merkel nuk rikandidon më si Kancelare në vitin 2021

Nga A2 CNN
29 Tetor 2018, 17:53 | Bota

Europa duhet të përgatitet për një të ardhme pa Angela Merkel. Kancelarja gjermane njoftoi në mënyrë të papritur se do të largohet nga posti në vitin 2021 e se nuk do të rikandidojë më as për kreun e partisë.

Gruaja e fortë e Europës e mori vendimin pas humbjeve të thella në zgjedhjet rajonale te Hessenit këtë fundjavë. “Si kancelare dhe si kryetare e CDU-së unë mbaj përgjegjësi të plotë për sukseset dhe për dështimet. Rezultati i zgjedhjeve në Hessen ishte i hidhur dhe zhgënjyes”, tha ajo.

Vëzhguesit politikë në Bruksel nuk janë të habitur me vendimin e kancelares gjermane, pas krisjeve në koalicionin qeverisës lidhur me çështjen e refugjatëve. Largimi i kancelares nga skena me siguri do të pritet mirë në shtetet kundër hapjes së kufijve si në Poloni, Hungari e tani edhe Itali.

E para që paraqiti kandidaturën për të zënë vendin e Merkelit në CDU ishte sekretarja e përgjithshme e partisë, Kramp-Karrenbauer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos