
Gjermania raportoi një shtim të rasteve të reja duke çuar totalin në mbi 35 mijë të infektuar me Covid-19. Megjithatë autoritetet kanë arritur të frenojnë shifrat tragjike, duke konfirmuar vetëm 172 viktima. Instituti i Shëndetësisë në Gjermani paralajmëroi se këto shifra tregojnë se ky vend është vetëm në fillim të pandemisë.
Ndërkohë, Kancelarja Angela Merkel rezultoi negative edhe në testin e dytë të koronavirusit. Liderja gjermane u vetizolua pasi kishte pasur kontakt me një mjek të infektuar. Situatë të vështirë raporton dhe Franca. Autoritetet shëndetësore konfirmuan një rritje prej 13% të rasteve të reja në 24 orët e fundit.
Mbi 25 mijë janë të infektuarit dhe mbi 1300 viktimat. Presidenti Emmanuel Macron premtoi investime të mëdha në sistemin shëndetësor të Francës pas pandemisë koronavirus. (A2 Televizion)