Merr flakë në lëvizje autobusi në Durrës, frikë por asnjë i dëmtuar

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 17:06 | Kronikë

Një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë sot flakë rreth orës 16:10 në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, me tymnajën e gjeneruar si pasojë që shihej nga larg.  

Autoritetet policore mendojnë se kemi të bëjmë me një aksident si pasojë e një shkëndije në zonën e motorit.

Fatmirësisht, edhe duke menduar se zjarri ka rënë me mjetin publik në lëvizje, nuk raportohet për të lënduar.  

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos