Merr zjarr banesa, ndërron jetë e moshuara në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 18:13 | Kronikë

Një e moshuar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Vlorës si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, që sipas dëshmive banonte vetëm në një apartament në lagjen "Lef Sallata" dhe ishte e paralizuar, nuk i ka shpëtuar dot flakëve, dhe ndërhyrja e zjarrfikësve nuk mundi ta shpëtojë.

Ende nuk dihet ende çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por autoritetet po punojnë për zbardhjen e dinamikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos