
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen nr. 4, në qytetin e Durrësit, pranë zonës së quajtur "stacioni i trenit".
Policia njofton se është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Blutë janë vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.
(A2 Televizion)