Nuk i ndal lufta dhe pandemia, tifozët mbushin tarracat e pallateve

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 16:11 | Futboll

Siria është padyshim një nga vendet më të vuajtura të viteve të fundit, me pjesë të territorit të shkatërruar nga lufta civile kundër regjimit të Bashar Assad, dhe një tjetër e kontrolluar nga fundamentalistët e ISIS.

Për më shumë, vendi vuan si gjithë të tjerët pasojat e pandemisë, që e kanë rrënuar edhe më shumë ekonominë.

Por dëshira e sirianëve për të jetuar nuk është zbehur, dhe futbolli është padyshim një pjesë e rëndësishme e argëtimit në atë vend.

Kampionati ka rifilluar, por pa praninë e tifozëve në stadium. Por mbështetësit më të flaktë nuk janë dorëzuar, duke u ngjeshur pa pyetur për distancimin social, në një nga tarracat e pallateve që rrethojnë stadiumin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos