Merret vendimi: Përjashtohen Berisha, Noka, Këlliçi dhe Paloka

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 15:36 | Politikë
Merret vendimi: Përjashtohen Berisha, Noka, Këlliçi dhe Paloka

Komisioni i Etikës dhe Votimit është mbledhur ditën e sotme për të marrë vendimin në lidhje me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe dy deputetë të saj, Belind Këlliçi, Edi Paloka.

Kështu, mësohet se komisioni ka përjashtuar për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit.

Kujtojmë se seanca e fundit parlamentare u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk munguan as bllokohet e foltores së Parlamentit nga ana e përfaqësuesve të opozitës.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/ps-vijon-me-perjashtimet-berisha-mbledh-kryesine-nuk-e-leshojme-parlamentin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos