
Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit Jorida Tabaku u takua ne Kosove me Kryeministrin Kurti, presidenten Osmani, ministren e jashtme, Gërvalla, por edhe me drejtues të opozitës e përfaqësues të tjerë të partive politike dhe të Kuvendit atje. Në qendër të këtyre takimeve ishte procesit i integrimit të Kosovës ne Bashkimin Europian, si dhe dialogu Prishtine-Beograd.
“Kosova duhet të shfrytëzojë momentin historik kur sytë e të gjithë botës janë ndaj Serbisë për mungesën e ravijëzimit të politikave të jashtme të sanksioneve ndaj Rusisë dhe duhet të marrë maksimumin në procesin e dialogut”, ka theksuar Tabaku, e shoqëruar edhe nga dy deputetët e tjerë demokratë, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka.
Sa i përket ekonomisë Tabaku tha se, marrëveshjet mes qeverive mund të jenë të shumta në numër, por jo efikase. Ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve infrastrukturore të BE-së në favor të Shqipërisë dhe Kosovës, si Energjia, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore. (A2 Televizion)