
Drejtori i një shkolle është arrestuar nga policia pasi merrte para për të lëshuar dëftesa false të shkollës së mesme, duke përdorur një vulë të falsifikuar.
Në pranga përfundoi 54-vjeçari me inicialet GJ.K., drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Gjithashtu, u arrestua edhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 54-vjeçarit, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesën false.
Policia sekuestroi edhe 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
-Gj. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
-Gj. F., 66 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia e Shkodrës
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të falsifikuar dëftesa, duke përdorur vulën e falsifikuar të shkollës së mesme në fshatin Breg Lumi, dhe për të pajisur me këto dëftesa, shtetas të ndryshëm, kundrejt përfitimeve monetare. (A2 Televizion)