Qëlloi me thikë në qafë e bark të riun grek, rrëfehet 17-vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 09:12 | Kronikë

Athina u trondit, ditën e djeshme, nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i plagosur një 18-vjeçar grek. Ngjarja, që ndodhi pranë zonës turistike të Akropolit, pati për protagonist një 17-vjeçar shqiptar, i cili sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij grek, të cilit kishte tentuar t’i merrte çantën.  

Sipas dëshmisë së dhënë para grupit hetimor, shqiptari u shpreh se 18-vjeçari grek e kishte shtyrë dhe për këtë kishte reaguar duke e goditur me thikë.

Më tej, ai rrëfen sesi së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë vendosur të grabisin njerëzit që shihnin në rrugët e qytetit teë Athinës pranë Akropolit.

“Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t'u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam, mora njërën dhe nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. I kapa çantën, por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, shtoi ai në dëshminë e tij.

Nga ana tjetër, i plagosuri grek, tashmë është në gjendje më të stabilizuar pas goditjeve me thikë të pësuara.

Pas arrestimit të 17-vjeçarit shqiptar, ka qenë nëna e tij ajo që ka dorëzuar në polici rrobat e përgjakura që ky i fundit kishte tentuar t’i fuste në lavatriçe për t’i larë në momentin që është arrestuar nga policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/18/qelloi-4-here-me-thike-ne-qafe-te-riun-grek-arrestohet-17-vjecari-shqiptar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos