Telashe për dy vëllezër nga Tirana, rrëmbyen një person për t’i marrë paratë

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 10:42 | Kronikë
Telashe për dy vëllezër nga Tirana, rrëmbyen një person

Një 35-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim nën akuzën se i hoqën lirinë një shtetasi dhe e dhunuan atë për t’i marrë një sasi parash.

Shërbimet e policisë morën njoftimin se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga parkimi i një lokali në Kombinat dhe menjëherë arritën të identifikonin dhe të arrestonin një prej të dyshuarve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, u vu në pranga shtetasi Alban Bejo, 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Fatmir Bejo 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë shtetasin Gjergji Fela 47 vjeç, dhe e kanë kanosur dhe dhunuar atë me pretendimin se u kishte borxh një shumë parash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos