Një pedagog i fakultetit të Shkencave Sociale, në universitetin “Fan Noli”, në Korçë, dhe një person tjetër, i dyshuar si sekseri i tij janë arrestuar nga policia, nën drejtimin e SPAK, nën akuzën e korrupsionit.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pedagogu Alket Dino dhe bashkëpunëtori i tij Xhevi Dervishi kanë përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët. Sipas të dhënave, Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar për marrjen e parave ndërkohë që vijojnë hetimet e policisë. (A2 Televizion)

