Dhunuan me sende të forta një person, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 09:44 | Kronikë
Dhunuan me sende të forta një person, arrestohen 3 të rinj

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi dyshohet të jenë autorë të dhunës së ushtruar me mjete të forta ndaj një personi muajin e kaluar.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur më 9 gusht në rrugën “Mihal Grameno”.

Në pranga janë vënë shtetasit S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, më datë, 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos