Francë, blen armë nga shqiptarët për të mbrojtur gruan e tij prostitutë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 16:11 | Kronikë
Francë, blen armë nga shqiptarët për të mbrojtur gruan

Një rast të veçantë trajtoi gjykata franceze e Lionit këtë të martë, kur dënoi me 9 muaj burg një person për armbëmbajtje pa leje.

“Lyonmag” raporton se rasti u zbulua nga ankesa e pronarit të një ndërtese, i cili lajmëroi policinë. Në banesën e qiramarrësit u zbuluan disa armë dhe gëzhoja, si dhe 13.000 euro kesh.

Para hetuesve, i pandehuri shpjegoi se i kishte marrë armët nga shqiptarët për t’ua shitur më pas gjuetarëve të derrave të egër në Madagaskar. Por, më vonë pranoi se armët i duheshin për të mbrojtur gruan e tij, e cila ishte prostitutë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos