Vetëm 14 vjeç dhe i armatosur, arrestohet nga policia

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 14:04 | Kronikë
Vetëm 14 vjeç dhe i armatosur, arrestohet nga policia

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një të mitur të cilit iu sekuestrua një armë zjarri që e mbante pa leje.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar 14-vjeçarin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë "Zastava".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos