All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Mes viktimave nga tërmeti në Turqi, edhe 3 shtetas amerikanë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 08:19 | Bota
Mes viktimave nga tërmeti në Turqi, edhe 3 shtetas amerikanë
All - Paragraf - 1

Të paktën tre shtetas amerikanë kanë humbur jetën në tërmetet që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Anadolu.

“Mund të konfirmojmë raportimet për të paktën tre shtetas amerikanë të vdekur në Turqinë juglindore. Stafi ynë në Turqi dhe këtu në Shtetet e Bashkuara po punojnë pa u lodhur për të ofruar ndihmë konsullore për këto viktima dhe anëtarët e familjeve të tyre”, shtoi ai.

All - Paragraf - 3

Departamenti po punon ngushtë me autoritetet lokale dhe organizatat e tjera partnere për të ndihmuar çdo qytetar amerikan në zonat e prekura.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, shtoi zëdhënësi amerikan. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos