Mesatarja për në universitet, tolerimi i gjimnazeve në rrethe po “minon” sistemin arsimor

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 16:47 | Aktualitet
Mesatarja për në universitet, tolerimi i gjimnazeve në rrethe po

Universitete kanë hapur dyert këtë të enjte për maturantët të cilët janë shpallur fitues në raundet e para të aplikimit.

Mes shumë problematikave të mësimit online si dhe vështirësive në provime, shumica e gjimnazistëve me nota të mira, po përballen me një konkurrencë të fortë, në sigurimin e një vendi fitues për degët e tyre.

Kjo për shkak se tolerimi që kanë bërë mësuesit e gjimnazeve në rrethe, po rrezikon studimin e maturantëve të kryeqytetit apo qyteteve që kanë kërkesë llogarie më të lartë.

Lënia e peshës kryesore të mesatares për pranimin në universitet, duket se po minon sistemin arsimor.

Universitetet kanë hequr dorë nga përzgjedhja e maturantëve, duke iu dorëzuar mesatares.

Të thënat se këta maturantë kanë performancë po kaq të mirë dhe në universitet mungojnë. Maturantët e Kukësit patën mesataren më të lartë në këto provime me 8.65, më pas vjen Tirana me 7.79, ndjekur nga Gjirokastra me 7.73 dhe në fund renditet Dibra me 6.75. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos