Mesazhe kundër Krishtlindjeve, dëbohet shqiptari

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 11:46 | Bota

Postoi mesazhe raciste dhe kundër Krishtlindjeve në Facebook, dhe pas zbulimit të lidhjeve me imamë të arrestuar për terrorizëm ne Kosovë, autoritetet italiane dëbuan shtetasin shqiptar që jetonte prej kohësh në Padova.


Mediat italiane e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin

Shqiptari Shaban Caca u shoqërua drejt kufirit shqiptar dhe ju mohua e drejta për tu rikthyer në Itali për 10 vitet e ardhshme.

Hetimet u zhvilluan nga prokuroria e Padovas, pas sinjalizimeve të shërbimeve sekrete e të antiterrorizmit.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini falënderoi forcat e rendit dhe tha se në Itali nuk do të ketë hapësirë për ata që duan të sjellin luftën në shtëpinë e tyre. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos