
Një bombë artizanale ka shpërthyer në anë të rrugës duke goditur një autobus me turistë pranë piramidave të Gizës në Egjipt.
Nga të dhënat e para raportohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Daily Mail” shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 me atë lokale, ndërsa janë publikuar edhe foto të autobusit që u godit nga shpërthimi i fuqishëm.
Zyrtarë vendas kanë thënë se bomba shpërtheu pranë një muri përgjatë rrugës. Ky ishte ngjarja e parë në dy vite që ka goditur turistët e huaj në Egjipt edhe pse për vite me radhë në gadishullin e Sinait ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj të krishterëve. (A2 Televizion)