Mesazhe paqeje dhe mirësie, dy miliardë myslimanë në botë festojnë sot Fiter Bajramin

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 09:29 | Bota
Mesazhe paqeje dhe mirësie, dy miliardë myslimanë në

Rreth 2 miliardë besimtarë myslimanë në mbarë botën po kremtojnë Fiter Bajramin. Nga Azia në Lindjen e Mesme, në Europë dhe Amerikë, njerëzit po urojnë njëri-tjetrin pas faljes së namazit në xhami.

Fiter Bajrami vjen në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku myslimanët agjëruan në shenjë të devotshmërisë ndaj besimit dhe për të kuptuar më mirë vështirësitë e personave në nevojë.

Mesazhet kryesore të imamëve ishin për kthimin e paqes në vendet e konflikteve, për mbrojtjen e familjes dhe për angazhim në të mirë të vendeve ku besimtarët myslimanë jetojnë. Përfundimi i faljes së namazit i hapi rrugë vizitave tradicionale për urime te familjarët dhe miqtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/21/besimtaret-myslimane-festojne-fiter-bajramin-2/
https://a2news.com/2023/04/21/pamje-mbreselenese-si-dukej-sheshi-skenderbej-gjate-faljes-se-namazit/
https://a2news.com/2023/04/21/fiter-bajrami-ne-kosove-ternava-mos-braktisni-vendin-angazhimin-e-kemi-detyrim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos