Mesazhi i qartë i Von der Leyen para nisjes së turit ballkanik

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 09:36 | Politikë
Mesazhi i qartë i Von der Leyen para nisjes së turit ballkanik

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Para mbërritjes në Shqipëri ajo ka shprehur mesazhin e qartë për të ardhmen e përbashkët europiane. Përmes një statusi në Twitter, Von der Leyen thekson se përgatitjet kanë filluar që tani duke kapërcyer COVID, duke investuar në mënyrë strategjike, si edhe duke iu ofruar mundësi të rinjve tanë.

“Sot, filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë, javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë”,  shkruan presidentja e KE. (A2 Televizion)

https://twitter.com/vonderleyen/status/1442733263345393665

A2 CNN Livestream

Latest Videos