Pas Fierit dhe Vlorës, “Foltorja" e Berishës zhvendoset në Durrës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 19:53 | Politikë
Pas Fierit dhe Vlorës, “Foltorja" e Berishës zhvendoset

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar destinacionin e radhës të bashkëbisedimit të tij me demokratët nën moton “Foltorja”.

Pas Fierit dhe Vlorës, Sali Berisha do të takohet me demokratët e Durrësit të mërkurën në orën 18:00 te Pallati i Kulturës.

“Foltorja” e ish kreu të PD nisi disa ditë pas vendimit të kryetarit aktual Lulzim Basha për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për shkak të ultimatumit nga SHBA që e ka shpallur atë “non grata”.

Ish kryeministri ka kërkuar në të gjithë takimet largimin e Lulzim Bashës, duke hedhur akuza ndaj tij se bashkëpunon me Edi Ramën.

Në takimin e fundit në Vlorë, Berisha u shpreh se dhe Basha ka pasur probleme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos