Mesazhi i William dhe Kate: Të tregojmë kujdes për shëndetin mendor

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 13:00 | Showbiz
Mesazhi i William dhe Kate: Të tregojmë kujdes për shëndetin

“Izolimi si pasojë e koronavirusit është stresues për shumë njerëz dhe është shumë e rëndësishme të tregojmë vëmendje për shëndetin mendor”.

Ky ishte mesazhi që përcollën duka dhe dukesha e Kembrixh në një intervistë për BBC. Për princin William, është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje ndaj shërbimeve të nevojshme, përmes teknologjisë, nëse kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

“Është jetësorë që të mundësohet një shërbim online, ku njerëzit të kenë qasje nga shtëpia e tyre dhe të sigurojnë këshillat e ndihmën e nevojshme për shëndetin e tyre mendor, u shpreh William.

Duka foli për ankthin që kishte përjetuar kur mësoi se i ati, princi i Uellsit kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit. Bashkëshortja e tij tha se gjatë kësaj periudhe fokusi kryesor ka qenë te mirëqenia fizike, por shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm, sipas saj.

“Është shumë e rëndësishme të mos e harrojmë mirëqenien mendore dhe të mundësojmë qasjen ndaj shërbimeve të nevojshme te personat në nevojë. Kjo mund të bëhet si përmes telefonit ashtu edhe internetit”, tha Kate.

Çifti mbretëror shton se qytetarët duhet të heqin dorë nga mendësia se gjendja e tyre nuk është prioritare, për shkak të trysnisë së stafit shëndetësor si pasojë e koronavirusit. Është e rëndësishme që këta persona të mos lihen në harresë, vijon më tej princi William në intervistën për BBC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos