Mësimdhënia në krizë, pas shkencave, maturantët po largohen nga mësuesia në lëndët shoqërore

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 19:57 | Aktualitet
Mësimdhënia në krizë, pas shkencave, maturantët po

Refuzimi i maturantëve për t’u bërë mësues nuk po shfaqet vetëm në drejtimet e shkencave ekzakte, si matematikë, fizikë apo kimi. Të rinjtë shqiptarë po hezitojnë të diplomohen si mësimdhënës edhe në lëndët shoqërore.

Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat zyrtare. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në harkun e tre viteve, numri i të regjistruarve në arsim është rrudhur me mbi 51 mijë e 500 nxënës.

Me të njëjtin trend ka ecur edhe numri i mësuesve, kontingjent i cili është reduktuar me mbi 4 mijë në po të njëjtin hark kohor.

E teksa skepticizmi i të rinjve për t’u orientuar drejt mësuesisë sa vjen e shtohet, dekani i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi ka një mesazh për maturantët.

Përfaqësues nga fakultete në vend pranojnë se përveç se të rinjtë shqiptarë përherë e më shumë po largohen nga mësuesia, edhe cilësia e studentëve që po regjistrohen në këtë drejtim po lë për të dëshiruar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos