
500 aplikime janë bërë në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar mbështetjen e institucionit, por vetëm 185 do të ndihmohen financiarisht.
Prioritet i këtij viti është trashëgimia kulturore dhe digjitalizimi. Megjithatë, edhe festivalet nuk mbeten pas. Më pak fituese janë shfaqjet teatrale e sidomos sa i përket baletit.
Edhe këtë vit, pas publikimit të listës ka pasur akuza për konflikte interesi apo për fitues me dy projekte.
Krahasuar me vitin e shkuar, Ministria e Kulturës mbështet 25 projekte më shumë, duke rritur kështu edhe vlerën financiare që i dedikohet këtyre projekteve.
Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra mbajnë numrin rekord të aplikimeve të fituara. (A2 Televizion)