Mësimi plotësues, nisma përmbushi pjesërisht pritshmëritë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 15:33 | Sociale
Mësimi plotësues, nisma përmbushi pjesërisht

Mësimi plotësues, i cili zgjati tri javë duke i prirë vitit të ri shkollor përmbushi pjesërisht pritshmëritë. Lënia në vullnetin e prindërve dhe fëmijëve duket se ndikoi në pjesëmarrjen e nxënësve në shkolla.

Si asnjëherë më parë, arsimi i detyruar në vend u bë edhe fakultativ. Tri javë para fillimit zyrtar të shkollës, Ministria e Arsimit pranoi problemet me mësimin “online” dhe ftoi nxënësit të ndiqnin orët plotësuese.

Por për një pjesë të prindërve, kjo nismë dështoi.

Të tjerë thonë se orët plotësuese shërbyen për të kryer sadopak orët që nuk arritën t’i bënin gjatë mësimit “online”.

Ndërkohë, drejtues të shkollave tregojnë se si u zhvillua mësimi plotësues në institucionet e tyre.

Pas një shtyrjeje të fillimit të shkollës, mësimi plotësues u zhvillua gjatë tri javëve të para të shtatorit. Kjo praktikë u ndoq  edhe nga shkollat jopublike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos