Messi, një e ardhme në Amerikë?

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 17:40 | Futboll
Messi, një e ardhme në Amerikë?

Messi është simboli i Barcelonës dhe ekipi po mendon ta mbushë me euro, me një kontratë të paktën 10 vjeçare, përtej dhe vetë karrierës së argjentinasit.

Aq të sigurtë janë drejtuesit e ekipit katalanas, saqë kontrata e Mesit ka një klauzolë që i lejon atij të ikë nga Barcelona tani  e tutje në çdo fund sezoni, po të dojë.

Por ditët e fundit është shpërndarë lajmi se “ylli” i futbollit po mendon për një ndryshim që mund t’i sjellë stimuj të rinj, dhe një kapitull tëri për familjen e tij.

Kjo, sipas disa zërave, po e shtyn Mesin drejt Major League Soccer, siç njihet kampionati amerikan.

https://a2news.com/2019/09/06/nga-sezoni-i-ardhshem-barca-e-jep-messin-falas/

Kampionati amerikan ka vite që po tenton të ngrihet në lartësinë e kampionateve kryesore europiane, dhe një transferim i bujshëm si ai i Mesit do t’i jepte njështysë të jashtëzakonshme për cilësi dhe sidomos për marketing.  

Mbetet për t’u parë vendimmarrja e Leo-s, i cili ende duhet të debutojë me fanellën  e Barcelonës këtë sezon, për shkak të një dëmtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos