Argjentinasi Lionel Messi duket se është kthyer ai i ditëve më të mira te skuadra e Barcelonës. Sulmuesi realizoi 2 gola në fitoren e pastër 4-0 të skuadrës së Barcelonës në derbin e Katalunjës.
Edhe pse një derbi, kjo sfidë ndaj Espanyolit nuk ka rezultuar aspak e vështirë për Barçën.
Ai që e hapi serinë e golave në këtë ndeshje ishte pikërisht Lionel Messi që në minutën e 17, ndërsa vetëm 9 minuta më pas, Dembe dyfishoi shifrat. Por në 45 minutat e para kishte kohë edhe për një gol të Suarez.
Ndërkohë, rezultatin e vulosi në pjesën e dytë Messi në 0-4, duke shënuar golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 11-in në La Liga.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se Sevilla e vendit të dytë. (A2 Televizion)