
Pas zhvillimeve të fundit në Rusi ku ka një rebelim kundër pushtetit nga grupi ushtarak Wagner, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehet ndër të tjera se kanë nisur bisedimet me ministrat e jashtëm të shteteve të G7 dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së.
Blinken tha gjithashtu në Twitter se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata sipas tij, është ende në zhvillim.
“Folëm sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është në zhvillim”. (A2 Televizion)
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken