
Në ditën e dytë, mësymjet ushtarake ruse, tashmë në territoret e brendshme të Ukrainës, tregjet ndërkombëtare janë "pushtuar" nga kaosi. Drithi, nafta, energjia elektrike, gazi dhe çeliku janë rritur me 10 deri në 25 për qind.
Ari ndërkohë ka shënuar rekordin e vitit të fundit. Çmimet e metalit të çmuar u rritën me gati 1 për qind. E kundërta ka ndodhur në bursat e monedhave virtuale, kryesisht Bitcoin, rublën ruse e cila vijon rënien e lirë duke u zhvlerësuar me mbi 30 për qind. Humbje janë regjistruar në bursat europiane, ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Azisë.
Bursa e Moskës ka pezulluar sërish tregtimin ndërsa çmimet ranë me rreth 30 për qind. Pas sulmit rus në Ukrainë, kontratat e firmosura për furnizime në afatgjatë janë rritur në një maksimum prej 41 për qind ndërkohë.
Teksa luftimet në Ukrainë po vijojnë, me Rusinë që nuk ka ndërmend të ndalet, ekspertët e tregjeve ndërkombëtare paralajmërojnë se kaosi në bursa do të vijojë duke shënuar tronditjet më të mëdha të dekadës së fundit. (A2 Televizion)