Meta: 2023 është viti i ndryshimit

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 12:10 | Politikë
Meta: 2023 është viti i ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Fokusi i bisedimeve ishin zgjedhjet e 14 majit dhe aleanca mes dy partive.

Kreu demokrat, Sali Berisha, mungoi në takim dhe nuk do të zhvillojë, këtë të premte, as konferencën e përjavshme me gazetarët, për shkak të gjendjes gripale.

Paso doli nga selia e PD-së, Meta nuk foli për mediat, por tha vetëm: “Është viti i ndryshimit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/01/si-do-te-jete-2023-shi-i-pd-te-ndare-drejt-zgjedhjeve-mes-demokrateve-ka-ende-shprese-per-bashkim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos