Meta, apel qytetarëve: Zgjohuni, shteti dhe kombi janë të rrezikuar nga organizata mafioze në pushtet

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 09:06 | Politikë
Meta, apel qytetarëve: Zgjohuni, shteti dhe kombi janë të

Presidenti Ilir Meta është shprehur në Facebook se “beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme”.

Kreu i Shtetit shton se bëhet fjalë për një organizatë mjaft të strukturuar, “me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t'i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit”.

https://a2news.com/2020/02/20/meta-thirrje-shqiptareve-ti-japim-paralajmerimin-e-fundit-kesaj-bande-qe-nuk-ka-dite-qe-nuk-perdhunon-kushtetuten/

Meta ftoi sërish qytetarët “në 2 mars në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për t'i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/20/presidenti-meta-con-ne-spak-ministrine-e-drejtesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos