Meta: Kam vetëm një kusht për ata që duan të bashkëpunojnë me mua

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 12:32 | Politikë
Meta: Kam vetëm një kusht për ata që duan të

Ilir Meta, në një konferencë për shtyp këtë të martë, foli për të ardhmen e tij pasi të mbyllë mandatin e Presidentit të Republikës me 24 korrik.

Ai u pyet nëse e ka mbyllur përfundimisht marrëdhëniet e tij me Ramën dhe në të ardhmen nuk do të ketë më bashkëpunim. Megjithatë, Meta nuk u shpreh i prerë në përgjigje, ndërsa tha se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, por ka një kusht, të cilin sipas tij, Rama nuk do ta plotësonte kurrë.

“Kam një gusht për secilin do të bashkëpunojë nga 24 korrik. Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos