Meta kthen në Kuvend koncesionin për rrugën Milot-Balldren

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 15:38 | Politikë
Meta kthen në Kuvend koncesionin për rrugën Milot-Balldren

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi kontratën koncensionare të formës PPP për rrugën Milot-Balldren, një ndër më të diskutuarat për shkak të kostove të larta, në 18 qershor.

Rruga është e gjatë 17.3 km dhe vlera totale e ndërtimit të saj do të arrijë në 256 milionë euro, përfshirë TVSH-në.

E thënë ndryshe, rreth 15 milionë euro për kilometër. Kostot e larta dhe mundësitë e kompanisë për ta ndërtuar kanë shkaktuar debate në komision.

Sipas projektit, rruga pritet të ndërtohet për 4 vjet e gjysmë dhe të mirëmbahet për 8 vjet e gjysmë nga kompania ndërtuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos