Këshilli i Sigurisë mblidhet nesër në orën 12:00

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 17:39 | Politikë
Këshilli i Sigurisë mblidhet nesër në orën 12:00

Nesër në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë për masat e marra për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës të angazhuar për këtë situatë si Manastirliu, Xhaçka, Lleshaj dhe Ahmetaj pritet të informojnë mbi masat që janë marrë dhe pritet të merren për përballimin e përhapjes së COVID-19.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se edhe Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Presidenti Meta mendohet se do të ritheksojë edhe një herë kërkesën e tij për koordinimin e të gjithë institucioneve për përballimin e situatës, por edhe bashkëpunimin e të gjitha palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos