Gjendja e fatkeqësisë natyrore, PD: Përshëndesim vendimin, të merren masa për kompensimin e dëmeve

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 22:51 | Politikë
Gjendja e fatkeqësisë natyrore, PD: Përshëndesim vendimin,

Pas shpalljes në Fletoren Zyrtare të gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit nga ana e ekzekutivit, reagon Partia Demokratike.

Përmes një deklarate, PD ka përshëndetur vendimin, që vjen sipas saj “5 ditë pas kërkesës zyrtare të kryetarit të opozitës Lulzim Basha”.

https://a2news.com/2020/03/24/koronavirusi-shpallet-gjendja-e-fatkeqesise-natyrore-nga-qeveria/

Sipas saj, shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet plotësuar “me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen”, duke i kujtuar qeverisë se “sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos