Meta në Kalanë e Krujës: Dy monumente unike kanë pësuar dëmtime të rënda

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 12:48 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta vizitoi këtë të premte Kalanë e Krujës, e cila ka pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në një postim në “Facebook”, Presidenti ka postuar disa foto nga vizita e tij, ndërsa bashkëngjitur bën të ditur se Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t'u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!”, shkruan Meta. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos