Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve që zhvillohet në Uashington, prej nga edhe ka postuar në Facebook një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
“Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta në Facebook.
Mëngjesi i Lutjeve është një event që mbahet në Uashington çdo vit, përgjithësisht në të enjten e parë të shkurtit, i organizuar për herë të parë në vitin 1953. (A2 Televizion)