Porti i Durrësit, Meta: Rama kërkoi falje për rastin e Kroacisë, se ju zbulua gënjeshtra

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 13:35 | Politikë
Porti i Durrësit, Meta: Rama kërkoi falje për rastin e

Ilir Meta tha se struktura ekonomike e Edi Ramës është vetëm pastrimi i parave. Duke ju kthyer akuzave për projektin në Portin e Durrësit, Meta tha se Rama kërkoi falje për Twitter-in që shpërndau informacion të gabuar për rastin kroat, vetëm se u zbulua në gënjeshtër.

“E dëgjuat dje çfarë tha, postoi në Twitter: Shikoni këtë shkrimin e 2019 se si e prek Kroacia investitorin që ju kam gjetur unë, emancipohuni. Por nuk zgjati më shumë se disa orë pasi Kroacia e kishte përzënë në 2020. Edhe atje ka të korruptuar, por ka një shoqëri që nuk i pranonin gënjeshtrat e mashtrimet. Atje nuk i kishte dhënë njeri portin, por një zonë për ta zhvilluar dhe atë me garë, jo pa garë siç ia jep zotëria në Durrës, si ta kishte pronën e vet. Ata nuk pranuan projekte që vjen era korrupsion.

Pasi doli gënjeshtar kërkoi falje, “më falni se më zbuluat”, por sa herë ka kërkuar falje, për gënjeshtrat dhe mashtrimet e pafundme. Ndaj është koha t’i japim fund këtij regjimi që në thelb ka mashtrimin.

Pse ka kaq frikë ky nga fjala, e vërteta sepse nuk do që t’i zbulohet korrupsion, aferat e tij. Sepse  çdo gjë e ka bërë fëp e fëp siç ka bërë me inceneratorin. I ka mbushur burgjet me roje e drejtorë nga ata që firmosin, kur përgjegjësi kryesor është vetëm ai. Drejtësia është e kapur, ndërsa modeli ekonomik është pastrimi i parave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos