
Ndër liderët botërorë të ftuar në Poloni në ceremoninë përkujtimore të 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që filloi me bombardimin e qytetit polak Vielun, ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.
Duke shprehur “përuljen për dhjetëra miliona viktimat” e luftës, dhe krenarinë për “kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit, presidenti shqiptar përmes një deklarate u shpreh se detyra e gjithkujt është mbrojtja çdo ditë e “demokracisë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian”. (A2 Televizion)