Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 12:41 | Politikë
Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një

Në një konferencë për mediat këtë të enjte, Ilir Meta u shpreh se në shtator fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

Ai shtoi se dita e referendumit në Shqipëri është shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend.

“Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita.

Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos