Meta në SPAK, kallëzon ministren Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë: Akt mafioz, ngjarja më e rëndë në histori

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 13:19 | Politikë
Meta në SPAK, kallëzon ministren Gjonaj dhe dy zyrtarë të

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar kallëzimin në SPAK ndaj ministres Etlida Gjonaj për shkelje të Kushtetutës.

Pasi dorëzoi dokumentet, Meta u shpreh se kjo është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar.

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Kushtetueses është detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë është misioni i Presidentit. Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit se ky akt mafioz. Së fundi, rezulton e përfshirë edhe celula në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet falsifikimeve të mirë provuara ka tentuar një grusht shteti. Padia për disa vepra të qarta”, u shpreh Meta.

https://a2news.com/2020/02/21/bardhi-spak-te-hetoje-menjehere-kapjen-e-kushtetueses-nga-organizata-mafioze-ne-pushtet/

Përveç ministres Gjonaj, Presidenca ka kallëzuar penalisht edhe dy funksionarë të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për Gentian Devën, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm në Ministri dhe Etleva Haxhian, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

“Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)  jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedural vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallëzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Presidencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos