
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar këtë të hënë kallëzimin në SPAK të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Duke i kërkuar dorëheqjen dhe largimin nga detyra, Meta e akuzon ministren se ka shkelur ligjin lidhur me publikimin e vendimit të KED në Fletoren Zyrtare.
Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i mazhorancës.
Meta thotë se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e pavarura dhe këtë nuk do ta lejojë, duke thirrur më 2 mars të gjithë shqiptaret në një “besëlidhje” të dytë siç e quan ai. (A2 Televizion)