Meta pas mesazheve të Ramës: Mos dëgjoni kryefuksin

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 14:01 | Politikë
Meta pas mesazheve të Ramës: Mos dëgjoni kryefuksin

Pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama për kreun e shtetit në lidhje me patronazhistët, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se regjimi i fuksave ka mbaruar dhe mos dëgjojnë Ramën, të cilin e konsideron kryefuks.

“Nga djali ia tij  që firmosi varjen e poetit Havzi Nela shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese”, thekson Meta.

Sipas tij referendumi për rivendosjen e demokracisë do triumfojë shumë bindshëm më 25 prill.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur "patronazhistë",

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos